Fugoni përplas motorin në Kamenicë, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Kamenicë, ndërsa një person është plagosur.

Gazetarja e Ora News Iris Rrezhda informon se një mjet mallrash ka përplasur një motor.

Drejtuesi i motorit për shkak të plagëve të marra është dërguar në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 09.11.2022, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë, Korçë, mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin M. Q., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. S., rreth 58 vjeç, nga fshati Dvoran, Korçë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve," njoftoi policia.

Drejtuesi i automjetit M. Q., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.