Mziu: Mund të ketë disa deputetë që do të dorëhiqen nga PD për te garuar në zgjedhje lokale

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, deputeti demokrat Xhelal Mziu u shpreh se mund të jenë disa deputetë që mund të japin dorëheqjen për të garuan në zgjedhjet lokale.

Ai tha se vendin vjen nga një pushtet vendor monopartiak dhe në këtë situatë do të donte që drejtimi nga ana e opozitës të jetë me persona me profil të lartë politik edhe përtej të djathtës.

Mziu: Është edhe Berlind Këlliçi që mund të jetë një ndër ata që mund të japë dorëheqjen, mund të jetë edhe Ramadan Lika apo persona të tjerë. I konsideroj zgjedhjet e 14 majit shumë të rëndësishme për hapjen e zgjedhjeve të parakohshme ose së paku në vitin 2025.

Ne vijmë nga një pushtet vendor monopartiak dhe në këtë situatë do të doja që nën drejtimi ne opozitës të jetë persona me profil të lartë politik edhe përtej të djathtës. Unë kërkoj persona me profil të lartë.