I jepet sot lamtumira Flavios, nxënësi ekselent i "Qemal Stafa" humbi jetën dy javë pas aksidentit tek Lugina e Patokut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2022, 10:30
Do të përcillet sot për në banesën e fundit, Flavio Mankollari, nxënës ekselent i gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë.
16 vjeçari mbeti i plagosur rëndë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e 23 tetorit 2022 përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut.
Nga aksidenti ku u përplasën 2 autovetura u plagosën 5 persona.
Për dy javë Flavio ishte I shtruar në spital ku shokë dhe shokët dhe të afërmit dhuruan gjak për ta mbajtur në jetë , por të martën e 8 nëntorit zemra e Flavio Mankollarit ndali përgjithmonë.