Porti i Durrësit, Kuvendi miraton procedurën e përshpejtuar. Rama nga foltorja lëshon gjuhën me opozitën

Mes kundërshtive të deputetëve të opozitës, Kuvendi miratoi me 62 vota pro e 20 kundër kërkesën që të futej me procedurë të përshpejtuar projektligji për portin e Durrësit që ka të bëjë me zhvendosjen e portit dhe ndërtimin e vendqëndrimit të jahteve si dhe të investimeve në zonë.

Kërkesa ka sjellë debate në sallën e parlamentit.

Enkelejd Alibeaj në nisjen e punimeve e konsideroi projektin si aferën më të madhe korruptive. Por në përgjigje të tij reagoi kryeministri Edi Rama, i cili ndër të tjera kërkoi respektimin e investitorit

Disa herë gjatë fjalimit të tij Rama etiketoi deputetët demokratë si bedelë, pa atdhe, pa fe, të mallkuar apo mallkimi i shqiptarëve.

 Edi Rama: “Nuk kemi kohë për të humbur. Se kemi mës humë se një vit që negociojmë për këtë kontratë. Është një kontratë ku shteti shqiptar merr pjesë me aksione por ju jeni ca të mbaruar, të pafytyrë, nuk keni as fe as atdhe, as din, as iman. Çoheni që në pikë të sabahut dhe merrni nëpër gojë dhe akuzoni për aferë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës"

Gjuha e kryeministrit Edi Rama irritoi deputetët e PD-së, të cilët kundërshtojnë këtë procedurë. Ata flisnin nga karrigia e tyre dhe në disa momente godisnin tavolinën me grushte.

Nga foltorja Edi Rama: "Mos bërtit "gjeldeti" i Peqinit. ( I drejtohet Dashnor Sula) Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë. Jeni bedelë që nuk keni sy për të parë e as veshë për të dëgjuar. Ju tërheqin prej hunde. Do dilni nga kjo histori siç hytë kastravec. Ngrini ulni dynjanë hajduta. Ju bedelë. Jeni bisht i krijesës "non grata" që edhe pse nuk e keni në krye e keni në kokë.

Akuzat e opozites

Partia Demokratike ishte kundër kalimit me procedurë të përshpejtuar të ligjit për portin e Durrësit. Para se të hidhej në votim kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj tha se mungon transparenca dhe bëri thirrje presidetit dhe organeve të drejtësisë.

Enkelejd Alibeaj: "2 milard e 100 milion euro është kostoja e këtij pr/ligji me 5 nene, 400 milionë një nen dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar sot kur diskutohet buxheti në këtë mjegullnajë të madhe doni ta kaloni fshehurazi?! Ja pse ju sot nuk po bëni gjë tjetër veçse duke prerë shiritin e një afere që shumë shpejt mund të kthehet në korruptive. Sa fiton shteti shqiptar? Sa është territori që po shisni. Jeni duke shitur 1 mln metra katrorë nga zemra e Shqipërisë, Porti i Durrësit për 2 miliardë e 100 milionë. E di që kjo shumë do të mbyllë gojën e shumë deputetëve këtej, medias apo shoqërisë civile por gojën e opozitës jo. Çfarë pazari është bërë me Portin e Durrësit?

Alibeaj kishte dhe një thirrje drejtuar presidentit 

Enkelejd Alibeaj:Kjo është pronë e shqiptarëve dhe keni detyrë të tregoni çfarë po ndodh. Sot vini vjedhurazi për aferën  më të madhe ekonomike. Kërkoj që parlamenti të mos e miratojë me shpejtësi. Qeveria të sjellë dokumentet që askush nuk i di. Të kuptojmë se çfarë pazari është bërë me Portin e Durrësit?

Sot kam vetëm një thirrje presidentit të Republikës. Po përballet me një procedurë parlamentare të korruptuar. 

Sot jam duke i bërë thirrje organeve të drejtësisë. Sot është prerja e shiritit të një afere ekonomike, pasi shumë shpejt me daljen në dritë të dokumenteve që i mbani fshehur, mund të zbulohet edhe afera korruptive. Shmangeni. Bëjeni publike. A është e mirë për shqiptarët, a do të sjellë para e mirëqenie ekonomike për shqiptarët, bëni transparencë.”

Nga ana tjetër, teksa projektbuxheti i shtetit nuk ka menduar për shtresat sociale por i ka dhënë vëmendje koncensioneve, ministrja Ibrahimaj në një takim për për sistemin e pagesave elektronike, i kushtoi rëndësi krijimit të regjistrit të llogarive bankare si dhe një regjistri të borxhit.

Rama nuk harroi të shigjetonte dhe Berishën.

Pas një fjalimi rreth 40 minutesh Alibeaj tërhoqi vëmendjen për fjalorin e Ramës por kërkoi edhe një herë transparencë. Ndërhyrja nuk solli ndryshim të qëndrimit të kryeministrit, i cili këtë radhë paralajmëroi dhe Ervin Salianjin për të cilin në gjykatën e Apelit po shqyrtohet çështja "Babale"

Ndërsa kryetarja e Kuvendit argumentoi se përse nuk mund të ndëshkojë Ramën.

Lindita Nikolla: E nisët me ofendime dhe rregullorja e kuvendit nuk parashikon të folurin dhe ofendimet nga vendi. Vetëpërmbahuni të mos provokoni sallën plenare.

Largimi i Ramës nga kuvendi solli dhe mungesë interesimi për diskutimit, ndaj dhe salla e debateve u duk e boshatisur.

Porti i Durrësit, Kuvendi miraton procedurën e përshpejtuar. Rama

Porti i Durrësit, Kuvendi miraton procedurën e përshpejtuar. Rama