Caka: LSI-ja më e dëmtuara nga zgjedhjet e 2021, njerëzit janë të motivuar për të dalë në protestë
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Silva Caka, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë u shpreh se më e dëmtuara nga zgjedhjet e 2021 ishte LSI-ja.
Ajo tha se njerëzit janë të motivuar dhe nuk mendon se ka shqiptarë të pamotivuar për protestë, pasi kanë pritur mjaft.
Caka: Në vitin 2021 më të dëmtuarit ishin mbështetësit e LSI-së, ishte forca më e dëmtuar kjo parti. Mendoj se njerëzit janë të motivuar dhe nuk mendoj se ka shqiptarë të pamotivuar për protestë. Dhe ata që nuk e gjejnë forcën, ndodh se janë shumë të shtypur.
Mendoj se nuk ka asnjë arsye për të pritur dhe për tu trembur. Ka pasur raste, si rasti i Klodian Rashës e dha një efekt, nuk e dha ajo për ngjarjes e Himarës, por kemi pasur raste kur protestat e kanë arritur qëllimin e tyre edhe pse e gjitha varet e nga intensiteti dhe qëllimi i protestës.
