Shella: Rrushaj dhe Duma nuk e kanë pasur një kontribut të veçantë apo një arritje në politikë

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Gerti Shella analist u shpreh se Rrushaj si Duma nuk mendoj se kanë pasure një kontribut të veçantë apo një arritje në politikë.

Ai tha se Ndoshta largohen se nuk kanë një gjë më të mirë për të afruar dhe se kjo shkon në një tkurrje të këtyre grupeve dhe një fuqizim të atyre që mbështesin sot grupin

Shella: Ajo që është thënë në motivimin e largimit duke sikur po largohen nga këto grupet në PD. PD ka pasur disa grupime. Parë jo nga brenda gardhit të PD-së, por si Rushaj si Duma nuk mendoj se kanë pasure një kontribut të veçantë apo një arritje në politikë.

Ndoshta largohen se nuk kanë një gjë më të mirë për të afruar. Kjo shkon në një tkurrje të këtyre grupeve dhe një fuqizim të atyre që mbështesin sot grupin Berisha. PD mundohet që të nxjerrë ujin nga barka dhe të dalë në sipërfaqe.