I maskuar, i dhunuar, i dehur dhe me "Porche" pa targa, 52 vjeçarit në Vlorë i del në postbllok policia (Video)

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar, teksa po lëviste me një mjet pa targa dhe i maskuar.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate ku rreth orës 01:50 nga shërbimet e forcave "Shqiponja" u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Hasan Hasanaj, banues në Vlorë, lagjia "Partizani", pasi ky shtetas lëvizte me automjetin e tij tip "Porsche" ngjyrë blu pa targa dhe nuk ju bind urdhrit për të ndaluar por u largua me shpejtësi në brendësi të lagjes Isa Boletini.

Pas ndjekjes për rreth 15 minuta ai u arrestua.

Në momentin e prangosjes ky shtetas tha se ishte konfliktuar në një klub në qytetin e Vlorës dhe për këtë arsye ishte i maskuar dhe madje kishte hequr targat e mjetit.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjet një maskë, 1 mjet prerës thikë dhe targat e automjetit. Gjatë testit të kryer për alkool ai rezultoi të ishte i dehur.

Gazetari i Ora News informon se në momentin e ndalimit u konstatua se personi kishte hematoma në fytyrë dhe kërkoi ndihmë mjekësore pasi tha se e kishin goditur disa persona.

Ai u shoqërua për ndihmë në spitalin rajonal Vlorë ku dhe u shtrua për analiza të mëtejshme dhe survejohet nga patrulla e rendit.

Ndërkohëburime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se gjatë ndjekjes personi ka rrezikuar jetën e efektivëve të policisë duke tentuar ti godasi me automjet.

I maskuar, i dhunuar, i dehur dhe me "Porche" pa targa, 52