S’ka 100 euro për studentët: Po na detyroni të largohemi nga Shqipëria
Studentëve nuk ju miratua kërkesa për mbështetje financiare 100 euro në muaj nga Ministria e Arsimit, ndaj këtë të mërkurë dolën në deklaratë duke thënë se kjo neglizhencë po i bënë të rinjtë të largohen nga Shqipëria.
Pasi ministria e arsimit rrëzoi peticionin e studentëve për mbështetje financiare në periudhën e krizës ekonomike,organizatorët e saj dolën në deklaratë duke e
konsideruar të padrejtë këtë vendim.
"Për shkak të krizës ne nuk po kërkojmë që studentët të pasurohen, se është absurde të mendosh se 100 euro do të pasurojnë studentët sot. 100 euro sot nuk mjaftojnë as të paguash çmimet e qirave," tha një student.
Sipas tyre qeverisë i mungon dëshira jo mundësitë, duke kujtuar aferën e incineratorëve.
"Qeveria jep çdo ditë me koncesione, incinertorë fake miliona euro dhe për astudentët që janë e ardhmja e vendit, nuk jep një shumë 100 euro për të përballuar kostto e jetesës," tha ai.
Për largimin e të rinjve nga Shqipëria, fajësojnë qeverinë e cila sipas tyre nuk ofron asnjë mbështetje për ta.
"Duke ditur dhe rreth kërkesave, në bisedime dhe me studentët, për aq kohë sa këtu nuk mund të mbështesin, nuk të japin meritat. Për aq kohë sa për të qëndruar në Shqipëri pagat janë katastrofike, duke marrë parasysh një pagë minimale 32 mijë lekë, sigurisht do të mendojmë për një të ardhme më të mirë," tha ai.
Për shkak të krizës ekonomike, studentët thonë se e kanë të pamundur të përballojnë jetesën, ndaj kërkuan 100 euro cdo muaj nga qeveria. Të hapur kanë lënë edhe mundësinë për të protestuar.