Mediat Britanike për emigrantët shqiptarë, ambasadori: I zhgënjyer, Shqipëria vend i bukur e mikpritës
Ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Alastair King-Smith ka reaguar mbi deklaratat e bëra në mediat britanike mbi emigrntët shqiptarë.
Ai ishte i ftuar sot në një konferencë ndërkombëtare të Akademisë së Studimeve Albanologjike, në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë.
Smith u shpreh se ndihet i zhgënjyer nga deklaratat e bëra në vendin e tij për emigrantët shqiptarë, pasi Shqipëria sipas tij është një vend i bukur e mikpritës.
“Jam gjithmonë i gatshëm për të pasur sa më shumë takime të tilla, shkëmbime idesh përsa i përket dy vendeve tona.
Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportet negative te mediave angleze lidhur me Shqipërinë.
Dhe unë dua të tregoj se sa e vlerësoj komunitetin shqiptar në Britani.
Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë.
Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”, tha ai.