"Je si miza nën të ndjenjurat e kalit. Gjeldeti i Peqinit, katundarë mizerabël" Gjuha ofenduese e Ramës drejtuar deputetëve të PD
Kryeministri Edi Rama ka përdorur një gjuhë ofenduese ndaj deputetëve të opozitës të cilët kundërshtojnë futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për portin e Durrësit.
Edi Rama: "Se ku e gjeni pafytyrësinë që pa ditur pa lexuar fare, ndërkohë që projekti futet sot në diskutim dhe do keni kohë ta lexoni, ndërkohë të hidhni baltë nga foltorja e një katundi politik, mizerabël. Ju jeni katundarët më mizerabël mes nesh. Se për katundarë me mua nuk haheni dot, unë jam më i mirë me Qefalinë nuk e di, por jeni të malluar. Jeni mallkimi që e ndjek që në 1912. Jeni të mallkuar si bedela, se bartësit e mallkimit për vendin janë ata që mungojnë sot"
Rama i drejtohet Salianjit: Ti bëj kujdes shiko proceset që. Po të informoj se dje kam fituar një proces tjetër për shpifje. Ti je një kryebedel pasionant. Ti je miza nën të ndenjurat e kalit që kujton se tërheq karrocën. Dhe me atë ide qëndroje nën të ndenjurat e kalit e luaje rolin e shqiponjës duke tundur flatrat e një mize të bezdisshme. Rri aty se ke ditë të vështirë. Rri aty të mirëkuptojmë. Kujdes me fjalorin. Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit.
Salianji flet nga vendi por nuk kuptohet.
Edhe më përpara nga foltorja Edi Rama deklaroi: "Mos bërtit "gjeldeti" i Peqinit. ( I drejtohet Dashnor Sula) Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë. Jeni bedelë që nuk keni sy për të parë e as veshë për të dëgjuar. Ju tërheqin prej hunde. Do dilni nga kjo histori siç hytë kastravec. Ngrini ulni dynjanë hajduta. Ju bedelë. Jeni bisht i krijesës "non grata" që edhe pse nuk e keni në krye e keni në kokë.
Alibeaj i kërkoi kryetares së Kuvendit të sanksionojë kryeministrin por përgjigjen nuk e mori nga Lindita Nikolla por nga vetë kryeministri.
Enkelejd Alibeaj:Vetëm një njeri që ka një hall të madh vjen në parlament e përdor këtë gjuhë. Une di se ai do të donte ti zinim foltoren. Se në këtë mënyrë mund të mbulojë atë që është gatuar. Nxirr letrat, bëj transparencë. Fjalor që ndyn të gjithë këtë parlament. Ju duhet të sanksiononi.
Edi Rama: Dëgjo këtu zotrote. Nuk ka asgjë më të rëndë, as të shpitur, të ulët e jo etike sesa të ngresh e të ulësh njerëzit kriminelë, hajdutë pazarxhi etj. Këto janë shumë më të rënda sesa e vërteta që ju jeni këlyshë të rrahur në derën e SHQUP. Që ju bëni si llaxore është fakt. Jeni pa fe, pa atdhe, pa din e pa iman. Keni lënë prova për këtë. Ky është opinion i mbështetur në fakte. Nuk ke pse kërkon që unë të kërkoj falje.
Lindita Nikolla: E nisët me ofendime dhe rregullorja e kuvendit nuk parashikon të folurin dhe ofendimet nga Kuvendin. Vetëpërmbahuni të mos provokoni sallën plenare.
Replikon Jorida Tabaku: Sa herë shthuret gjuha. Sa herë përdoret ky fjalor, dihet se po mbrohet një aferë. Ju kujtohet droga me avionë?
Kjo gjuhë tregon nivelin e politikbërjes se kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Tregon edhe këtë mënyrën e vjetër të piolitikës që ka kapur për fyti që ka kapur parlamentin, politikën.
Sulmi I paprecedentë. E njëjta gjuhe. E njëjta fjalor. Afera e incineratorit. E njejta aferë u mbrojt me procedurë të përshpejtuar. Një ish deputet u kthye në burg sot. Kjo gjuhë shpjegohet vetëm pas asaj që po ndodh pas dyerve të SPAK-ut.
