Shiste kanabis pranë gjimnazit, prangoset 39-vjeçari në Elbasan
Nga Ora News Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2022, 10:56
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi u kap duke shitur lëndë narkotike pranë një shkolle të mesme.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike e ndarë në doza gati për shitje.
"U arrestua shtetasi R. K., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme.