Neza: Protesta e 12 nëntorit të presionojë qeverinë, duhet të synohen zgjedhjet e parakohshme

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Sami Neza gazetar u shpreh se nuk është e domosdoshme që një protestë të jetë radikale për të krijuar një rezultat për qytetarët.

Ai tha se protesta e datës 21 nëntor duhet të presionojë qeverinë dhe duhet të synohen zgjedhjet e parakohshme.

Neza: Kjo është një protestë që duhet të prekë disa tema dhe është e pamundur që të thellohet në një çështje të vetme. Nuk është e domosdoshme që një protestë të jetë radikale për të krijuar një rezultat për qytetarët. Edhe një protestë me mesazhe të qarta dhe masivitet mund të sjellë diçka për qytetarët.

Sjell ndër mend protestën që bëri opozita e vitit 2004, që ishte një vit para zgjedhjeve parlamentare dhe u lexuar qartë opozita e opozitës në atë periudhë. Të gjithë aso kohe besonin që PD do të fitonte zgjedhjet e vitit 2005. Unë besoj se kjo protestë duhet të presionojë qeverinë dhe duhet të synohen zgjedhjet e parakohshme.