“Në Shqipëri ekzekutivi ka dalë nga binarët”, Zekthi: Nëse bie dhe gjykata ka rënë gjithçka
Ka pasur një diskutim të vazhdueshëm sa i përket një tendence të qeverisë për të qenë dominuese në raport me liritë e qytetarëve por dhe në raport me median.
Së fundmi kishte një kulmim me televizionin RTV Ora me mbylljen e tij.
Analisti dhe gazetari Fitim Zekthi në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se në Shqipëri ekzekutivi ka dalë nga binarët dhe në rast se bie dhe gjykata atëherë ka rënë gjithçka.
Sipas tij sa më i korruptuar të jetë një pushtet politik aq më shumë ai do të armiqësohet me median dhe do ti mbyllë e shantazhojë mediat.
Fitim Zekthi: Sa më i korruptuar të jetë një pushtet politik aq më shumë ai do të armiqësohet me median dhe do ti mbyllë e shantazhojë mediat. Kjo është formulë e vjetër politike e regjimeve autokratike, despotike apo hibride. Qeverisja e sotme edhe gjyqësori edhe pushteti lokal pra pushteti në tërësi , qeverisja e sotme e korruptuar në mënyrë ekstreme. Një qeverisje e tillë do të përplaset me median kur media thotë të vërtetën dhe do të jetë aleate me median kur ajo i shërben qeverisjes. Shqipëria e ka dëshmuar këtë gjë vit pas viti. Është e pritshme që entitete të caktuara në Shqipëri do të vazhdojnë të përplasen me median.
“Këtu ka dalë dhe një problem shumë më i rëndë kohët e fundit se mund të ndodhë që ekzekutivi të dalë nga binarët sikurse ka dalë nga binarët ekzekutivi jonë dhe përpiqet ta blejë apo shantazhojë median, por çdo vend sado me regjime autoritare ruan një lloj aspekti formal. Gjyqësori nuk duhet të përfshihet deri në atë masë sa të mos dallojë nëse është pushtet më vete apo është pushtet i qeverisjes. Gjykata është parë si streha e fundit, nëse dhe gjykata bie atëherë me të vërtetë që ka rënë gjithçka.”
