Xhaferaj: PD dhe PL do të mbledhin shumë njerëz në 12 nëntor, suksesi i protestës pastaj duhet parë

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Anjeza Xhaferaj, pedagoge u shpreh se PD dhe PL kanë goxha elektorat dhe kanë mundësi që të mobilizojnë njerëz.

Ajo tha se nëse sukses quhet rrëzimi i qeverisë dhe sjellja e zgjedhjeve të parakohshme, ajo do të matet, pasi protesta është një hapësirë ku artikulohen

Xhaferaj: PD dhe PL kanë goxha elektorat dhe kanë mundësi që të mobilizojnë njerëz. Do të ketë njerëz shumë në 12 nëntor. Janë vetë natyra e partive dhe stabiliteti i tyre për të mobilizuar njerëz. A kanë besim njerëzit? Sigurisht që kanë prandaj dalin. A do të ketë sukses protesta? Kjo mbetet për tu parë.

Nëse sukses quhet rrëzimi i qeverisë dhe sjellja e zgjedhjeve të parakohshme, ajo do të matet. Protesta është një hapësirë ku artikulohen problematikat dhe propozohen zgjidhje për të ardhmen. Sigurisht që janë sinjale për partinë që është në pushtet dhe rrisin nevojën për transparencë.