Marku: Veliaj po vepron si në sistemin komunist, nëse nuk i bindesh të sulmon në të gjitha mënyrat

I ftuar në studion e Ora News, Elson Marku banor i zonës së "5 Majit" i është përgjigjur deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës Veliaj.

Në një intervistë me gazetaren Sonila Musai ai u shpreh se:

“Kur më etiketuan si numëruesi i PD-së dhe kur më etiketuan si njeri i PD unë aty e kuptova që është çdo gjë thjesht politike. Gjithësesi po ti kthehemi politikës përsëri ne jemi mirditorë dhe ne kemi luftuar kundër sistemit komunist që nga viti 1944 e deri në vitin 1956 pra më këto gjëra ne jemi mësuar se gjyshërit e mi, gjyshërit tanë, njerëzit tanë kanë luftuar kundër këtyre dhe ne na quanin atëherë raksionarë, na quanin atëherë njerëz të persekutuar. Na merrnin dhe na internonin, na vrisnin, na persekutonin, nuk na linin me shku në shkollë, nuk kishim asnjë të drejtë. Të njëjtën gjë po bën Erion Veliaj sot me qytetarët e Tiranës dhe me njerëzit e pabindur, pra nëse nuk i bindesh atij thjesht je një kriminel dhe je njeri i pabindur dhe pastaj je zaptues, je i ardhur, jeton në një kasolle, jeton këtu e jeton aty”.