Aksident në rrugën e Lagunës së Patokut, plagosen 5 persona (Video)

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme (23 tetor 2022) përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut. Dy autovetura janë parplasur pranë  zonës bregdetare.

Si pasojë e aksidentit 5 persona kanë mbetur të plagosur. Dy autoambulanca të Laçit kanë dërguar të plagosurit në spitale.

"Në Patok, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Sh. L. dhe D. M. Për pasojë, janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, drejtuesi Sh. L. dhe pasagjerja në mjet me të shtetasia M. D., si dhe pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit F. M., F. M. dhe M. M.", njofton policia.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident në rrugën e Lagunës së Patokut, plagosen 5 persona