SHBA, BE: Kujdes me “rregullat e lojës”, të rritet besimi te proçesi zgjedhor
“Informacioni është jetik për të ditur si do të qasesh votës tëndë. Vota është e shenjtë, hapi i parë është të qenit i informuar mbi partinë dhe kandidatët për të arrë votën tënde. Me rëndësi e ardhmja e vendit tuaj. Kjo është mënyra si mund të bëni një ndryshim në vendin tuaj, gjithcka nis me pasjen e informacionit të duhur. Në cilëndo demokraci, deri në një farë mase, partitë disa kandidatë i marrin disa grupe dhe blloqe votuesish për të mirëqenë. Në kohën time në Shqipëri, ajo që kam vërejtur është se janë disa parti dhe dy koalicione kryesore ata e marrin votën tuaj për të mirëqenë, të dyja palët. A është dicka e mirë? Mendoj se pika kyçe për tu kujtuar është se një demokraci të funksionojë është se ajo të jetë pjesëmarrëse. Pjesëmarrëja duhet të jetë sa më e gjerë dhe me imput. Ndërsa, Shqipëria vijon para me evolucionin demokratik ky është një element, që ka nevojë për më shumë punë. Nuk po flas vetëm për të dalë në votime dhe për të votuar. Këtu është tejet e rëndësishme, është që vota juaj të mos merret e mirëqenë, psh: nëse PS ka votuar për PS ndër vite ju duhet te vendosni vetë për kë do votoni. Nëse familja juaj është nga Mirdita dhe kanë vuajtur nga komunizmi dhe kanë votuar ndër vite për PD, ti duhet të vendosësh vetë për vete”tha ai.Për Ambasadorin amerikan të rinjtë nuk duhet të jenë indiferentë ndaj votimit, ku duke iu referuar shembujve të ndryshëm të zgjedhjeve, mes tyre edhe zgjedhjeve lokale të 2011 në Shqipëri, tha se ka raste kur një votë e vetme bëhet vendimtare.“Zëri juaj vota juaj, vota juaj është zëri juaj. Ju mund të thoni thjesht jam një votues dhe nëse votoj nuk ka rëndësi. Sigurisht që ka rëndësi, pasi ka raste kur një votë e vetme ka shumë rëndësi. Në Neë Hamshur në 1974 është ndarë vendi me dy vota. Dimë dhe rastin e Shqipërisë me 10 vota. Florida në vitin 2000 ka pasur ndryshim me 500 vota” shtoi Arvizu.Duke iu referuar përbërjes së institucionit të administrimit të zgjedhjeve, Arvizu nënvizoi se mosmarrëveshjet zgjidhen përmes rregullave që i vendosin palët, të cilat nuk duhet të ndryshohen në minutën e fundit. Ai e vuri theksin tek besueshmëria e votuesve në proces dhe transparenca në numërimin e votës.
“Procesi i zgjedhjeve ka shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye të gjithë aktorët politik duhet të rrisin besimin tek njerëzit, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe të ndershme. Mendoj ndonjëherë ajo që humbet në debat... nuk është 4 komisionerë kundrejt 3 komisionerëve apo marrëveshjeve në 2013, apo kapitullin 1 apo 18 të kodit zgjedhor. Pika qëndron në këtë se ju si qytetar dhe votues të mundshëm keni nevojë të keni një masë besimi se kur te hidhni votën të numërohet si duhet dhe kur votimi të jetë shumë i ngushtë, sikurse ndodhi në votimin për Bashkinë, Ka rregulla që të mund të vendosin për mosmarrëveshjet. Rregullat nuk mund të ndryshohen në minutën e fundit. Kyç, të rritet besimi në procesin”, theksoi Arvizu.
Nga ana tjetër kreu i prezencës së BE në vendin tonë, Ettore Sequi, është ndalur kryesisht tek procesi i integrimit, ku nënvizoi se procesi nuk ka përfunduar me miratimin e 3 ligjeve në Kuvend.
