Kamioni merr flakë në lëvizje e sipër tek "Pallati me Shigjeta", zbulohet shkaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2022, 10:00
Një kamion ka marrë flakë në lëvizje e sipër mëngjesin e sotëm në afërsi të nënkalimit te Fabrika e Miellit në Tiranë.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Kamioni me drejtues shtetasin O. K. është djegur pjesërisht.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.