Histori e trishtë shqiptare/Vogëlushja 4-vjeçare ruajti gjithë natën të ëmën e vdekur: Mos bëj zhurmë, mami po fle…
"Mos bëj zhurmë, mami po fle." Një vajzë 4-vjeçare e kaloi gjithë natën pranë nënës së saj të pajetë me bindjen se ajo ishte në gjumë të thellë.
Ngjarja ka ndodhur në Vigevano, siç raportojnë mediat italiane.
Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiç për situatën në veri
7 Nëntor, 18:23
Nëna, një 40-vjeçare me origjinë shqiptare, u vra nga një atak kardiak ndoshta gjatë natës, në gjumë, teksa flinte me vajzën e saj në banesën e tyre në Vigevano.
Kur e motra mbërriti në shtëpi pasditen e 5 nëntorit, ajo pa trupin e shtrirë në shtrat dhe menjëherë kuptoi se çfarë kishte ndodhur.
Ajo mori vajzën në krahë dhe e nxori nga aty.
Më pas është kërkuar ndërhyrja e personelit mjekësor dhe karabinierëve, të cilët nuk kanë gjetur asgjë që të sugjeronte vdekje të dhunshme.
Trupi i është kthyer menjëherë familjes për varrimin.
Në ceremoni morën pjesë shumë shqiptarë nga komuniteti prej 1000 banorësh në qytet, në mbështetje të motrës dhe fëmijës së viktimës.
Do të jetë tezja ajo që do të kujdeset për vogëlushen, e cila ka mbetur vetëm.

