“Vendimi i Alibeajt i paqartë”, Neza: Ka nivele të tjera për të mundësuar bashkimin e PD

Gazetari dhe analisti Sami Neza në një intervistë për RTV Ora foli rreth situatës në të cilën gjendet opozita. 

Neza foli rreth qëndrimit të Alibeajt dhe impaktit që mund të këtë bashkimi ose jo në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale që konsiderohen si një test i fortë për opozitën. A ka shpresë kjo opozitë e bashkuar të marrë më shumë bashki nga se PS?

Sami Neza: Ende nuk kam të qartë vendimin e Alibeajt. Një parti politike e madhe do të mbledhë gjithë asetet elektorale dhe aseti më i madh janë votat. Në qytetet e mëdha mund të ketë dallim mes dy pozicioneve politike por në bashkitë e vogla gjërat lidhen me interesa më të vogla, personale. Është e rëndësishme të marrësh sa më shumë vota. PD nëse nuk bën bashkimin do ti mungojnë disa vota. Është e rëndësishme të bëhet bashkimi se mund të ndikojë në rezultat. Besoj se grupi i deputetëve që nuk i janë bashkuar PD nuk mund të ndërtojnë rezistencë, por çdo votë është e rëndësishme. Ka nivele të tjera për të mundësuar bashkimin, jo në nivelin e grupit parlamentar por në bazë.

Pse nuk pranon grupi i Alibeajt bashkimin?

Sami Neza: U zhvilluan bisedime për 18 ditë, 16 ditë e bindën publiku se do të ketë marrëveshje por 2 ditët e fundit dolën në një parim të ri.  Kushti kishte të bënte me relativizimin e primareve. Ky është të thyesh një koncept i cili nuk ka lindur që kur u vendos data për zgjedhjet lokale por që kur u bë kongresi i 2021. Është shumë i mjegullt qëndrimi i tyre.  Grupi i Alibeajt nuk mund të dëmtojnë thellësisht elektoratin. Ajo që ata po bëjnë është më tepër një qëndrim konfliktual. Nuk ka marrëveshje për këshillat  bashkiak ka marrëveshje për të njohur rezulton.