Ish-bashkëshortja dhe partnerja vajtojnë vdekjen e burrit, befas shfaqet gruaja e fshehtë

Tre gra dhe një i vdekur. Nuk është titulli i një filmi, por historia e pabesueshme e treguar nga “Il Secolo XIX” dhe që ka ndodhur në La Spezia.

Vdekja e protagonistit bëri që ish-bashkëshortja dhe partnerja e tij ta vajtonin burrin në morg, megjithëse në dhoma të veçanta, por në momentin e zgjidhjes së disa dokumenteve zbuluan ekzistencën e një gruaje të tretë, gruas legjitime të burrit.

Në momentin e përfundimit të dokumenteve burokratike për varrimin, një lajmëtar i bashkisë iu afrua dy zonjave me takt dhe habi, duke u thënë se ishte gruaja ajo që duhej të firmoste, shpjegon “Il Secolo XIX”.

Problemi është se emri dhe mbiemri i dy grave nuk përputhej me atë në aktin e regjistrimit zyrtar që tregonte gruan.

Kështu doli se ishte një grua e tretë, me të cilën burri ishte martuar shtatë vjet më parë dhe për të cilën shumë pak e dinin se ekzistonte.

Por tashmë ishte fakt, gjithçka e shkruar e zeza në të bardhë në certifikatën e martesës.

Ndërsa dy zonjat e para kaluan nga e qara në zemërim brenda pak sekondash, gruaja e tretë, gruaja legjitime e të ndjerit, u gjet në një apartament në një ndërtesë në qendër të qytetit.

Gruaja nuk dinte asgjë për vdekjen e të shoqit dhe pasi shpërtheu në lot iu desh të nxitonte në morg për të firmosur dokumentet më të fundit në lidhje me varrimin e burrit, duke takuar kështu shikimet e tërbuara të ish-bashkëshortes dhe partneres së tij.