Tjetër aksident në vend, përplasen dy automjete në Lezhë-Shkodër, plagoset një grua
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2022, 09:38
Një grua ka mbetur e plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në superstradën Lezhë-Shkodër.
Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit dhe e plagosura u dërgua për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
