Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB dhe KS takon presidentin Begaj

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB dhe KS takon presidentin

Presidenti i Republikës SH.T.Z Bajram Begaj do të mirëpresë në një takim Ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, Përfaqësuesen e SHBA në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ambasadorja mbërriti dje, 6 nentor 2022 në Tiranë dhe do të zhvillojë një vizitë dy ditore, ndërsa pritet të ketë takime me zyrtarë të qeverisë, mes tyre presidentit Bajram Begaj, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

"Shqipërua është një aleat i palëkundur dhe një partner kyç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë" shkruajti ajo në një postim në facebook dje.