Përkeqësohet moti, pezullohet lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2022, 09:15
Në Vlorë për sot dhe nesër mbetet i pezulluar lundrimi detar për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj:
Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Përmasimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 05 Nëntor 2022.
