Papa: Zoti kërkon të duam armiqtë, të thyejmë spiralen e hakmarrjes
Papa Françesku mbajti meshën për mijëra katolikë në Bahrein, duke emocionuar anëtarët e komunitetit të vogël katolik të huaj nga rrethinat e Gjirit.
Turma prej rreth 30 mije personash mbushi Stadiumin Kombëtar të Bahreinit.
Ky ishte grumbullimi i dytë më i madh për një meshë papale në Gadishullin Arabik, pas atij që tërhoqi më shumë se 100 mije në Emiratet e Bashkuara Arabe në 2019.
Në predikimin e tij, Papa Françesku u duk se vlerësoi politikën relativisht të hapur të Bahreinit ndaj jomuslimanëve, duke thene se kjo toke është një imazh i gjallë i bashkëjetesës në diversitet.
Papa i nxiti dëgjuesit e tij të jenë të sjellshëm edhe me ata vendas në zonën e Gjirit që nuk i trajtojnë mirë, duke thënë se ky ishte çelësi i mesazhit të ungjillit për të dashur armiqtë e duke thyer spiralen e hakmarrjes.
Në meshë mori pjesë një nga djemtë e mbretit Hamad bin Isa Al Khalifa dhe disa ministra të qeverisë.
"Dashuri për armiqtë dhe thyerje e spirales së hakmarrjes", kjo është ftesa e Papës në predikimin e meshës në Stadiumin Kombëtar të Bahreinit.
"Zoti u kërkon ndjekësve të tij që të rrezikojnë në diçka që duket si humbëse. Ai kërkon të qëndrojë gjithmonë, besnikërisht, të dashuruar, pavarësisht gjithçkaje, edhe përballë së keqes dhe armikut. Reagimi i thjeshtë njerëzor na gozhdon 'sy për sy, dhëmb për dhëmb', por kjo do të thotë të arrijmë drejtësi me të njëjtat armë të së keqes së marrë "., tha ai.
Sipas Papës ne duhet të jetojmë me vëllazëri dhe me guxim ", duke thyer spiralja e hakmarrjes, "duke u çarmatosur nga dhuna.
