Meta për shqiptarët që ikin në Angli: Mafia në pushtet, shkaktarja e humbjes së perspektivës së të rinjve
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se mafia në pushtet shkaktarja kryesore e humbjes së perspektivës së të rinjve që po marrin gomonet drejt Britanisë së Madhe.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja tragjike që i ka shkaktuar vendit dhe të forcojë bashkëpunimin me autoritetet franceze.
"Të bashkëpunojë më autoritetet britanike që t’i trajtojë me dinjitet qytetarët tanë. Ndërkohë këtu në vend ky kryeministër dhe kjo qeveri vijon të godasë investitorët vendas të favorizojë monopolet. Këtë e tregon më së miri, paketa fiskale".
Ai shtoi se kërcënimi për tatimin e jashtëzakonshëm për prodhuesit privatë të energjisë elektrike është një propozim absurd.
"Të gjithë këta investitorë i kanë kursyer shtetit dhe shoqërisë me qindra milionë euro".