Aksidenti fatal në Devoll, makina përplas tufën e deleve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2022, 21:42
Një tufë dele në Devoll patën fatin e keq mbrëmjen e sotme pasi u përfshinë në një aksident rrugor fatal.
Në afërsi të fshatit Vranisht, mjeti tip "Benz" ka përplasur 30 dele në pronësi të një banori të këtij fshati.
Zjarrfikësja ka bërë të mundur pastrimin e vendngjarjes.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

