Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, plagosen 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2022, 08:38
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur “Luzat”.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Është përplasur automjeti tip"Dacia" dhe me drejtues shtetasin K.Ç me automjetin me drejtues shtetasin H.S.
Është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip"Dacia" dhe pasagjeri Xh.G 19 vjeç të cilët ndodhen në spital.
Ata ndodhen në spital ku po marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Policia po heton për rrethanat e aksidentit.
