Disa orë shi përmbytin lagjet e Durrësit

Reshjet e  shiut që nisën gjatë natës në të gdhirë të së shtunës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Në rrugët e  Durrësit, qarkullimi është bërë i pamundur nga vërshimi i rrëkeve të ujit .

Këtë mëngjes automjetet kanë  hasur vështirësi për shkak të nivelit të lartë të ujit në rrugë, ndërsa kembësorët nuk kanë dalë në qytet.

Në pamjet e regjistruara këtë mëngjes shihet se sistemi I kanalizimeve ka dalë jashtë funksionit dhe rrugët janë përmbytur .

Pavarësisht problemeve me përmbytjet, nisja  e reshjeve mund të konsiderohet si shenjë shprese për qytetarët shqiptarë, në kushtet kur Enti Rregullator I Energjisë vendosi  shtrenjtimin e faturës mbi fashën 800 kilovat.

Qeveria ka thënë se tarifat aplikohen pas javës së parë të nëntorit , dhe gjithçka do të varet nga reshjet dhe niveli I Fierzes .

Disa orë shi përmbytin lagjet e Durrësit