Bie nga çatia ku po punonte, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Një 42-vjeçar shqiptar në Itali humbi jetën në një aksident tragjik në punë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, e premte 4 nëntor, rreth orës 16:30, në San Giorgio Monferrato, Chiabotto.

Në një kantier ndërtimi, punëtori me kombësi shqiptare E.B, banues në Casale Monferrato, ra nga çatia ku po punonte, rreth katër metra lartësi.

Ai u transoportuar me urgjencë nga kolegët e tij drejt spitalit Santo Spirito në Casale por si pasojë e plagëve të rënda ndërroi jetët rrugës, para se të mbërrinte në urgjencë. 

Policia ka nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e tragjedisë.