Isa Myzyraj: Eshtë konfiskuar një TV, nëse gazetarët nuk reagojnë nesër do jetë radha tyre

“Ne jemi të shokuar. Nuk jemi të qetë. Kur sheh korridoret e RTV Ora të mbushur me agjentë të BKH-së e policë si mund të rri i qetë?! Si mund të bëj lajme?! Çfarë mund të ndodhë me mua. Unë nuk jam I sigurtë sa do të zgjasë kjo situatë”  

Në studion e RTV Ora gazetari Isa Myzyraj tregoi emocionet çfarë ndodhi gjatë paradites së sotme kur u ekzekutua vendimi i konfiskimit të RTV Ora.

Myzyraj paralajmëron se nëse nuk ka reagim një ditë do të ketë precedent tjetër.

“Do të ketë dhe precedent të tjerë. Do të ketë dhe gazetarë të tjerë që do të dalin në studio për të folur për mbylljen e TV të vet. Se kjo është praktikë. Kemi gazetarë të shkëlqyer që janë nxjerrë totalisht jashtë tregu se kanë ngritur zërin kundër. Ka ardhur koha që gazetarët të bëhen bashkë. Të mos reagojnë për Ylli Ndroqin. Ai ka tre avokatë të mirë por të reagojnë se është mbyllur një media. Është mbyllur një ekran”