Vasili për konfiskimin e Rtv Ora: Akti i fundit i një qëndrimi terësisht mafioz dhe shumë të egër politik

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e ka cilësuar një moment të rëndë për lirinë e medias konfiskimin e Rtv Ora.

Për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja ai tha se sot ishte akti i fundit i një qëndrimi terësisht mafioz dhe shumë të egër politik vetëm për shkak të linjës editoriale dhe qëndrimeve që ka mbajtur në mënyrë konstante Rtv Ora.

"Të jem fare i sinqertë me ju nuk kam ndonjë surprizë pasi ky qëndrim ka qenë i përshkallëzuar. Është një kalvar i gjatë.Hakmarrja në këtë rast nuk kishte të ndalur. Gjithë zgjatja ishte parathënie e këtij veprimi. Ishte një hakmarrje e paralajmëruar pasi dhe në drejtim të Tv Ora dhe gazetarëve sulmet duke u prirë nga ky që drejton bashkinë e Tiranë kanë qenë të hapura, totale, të  egra dhe mafioze.

Sot ishte akti i fundit i një qëndrimi terësisht mafioz dhe shumë të egër politik vetëm për shkak të linjës editoriale dhe qëndrimeve që ka mbajtur në mënyrë konstante Rtv Ora. Për qeverinë thënia e të vërtetës është faj, zbulimi i korrupsionit është faj dhe pasqyrimi i halleve të shumta të njerëzve është gjithashtu faj.

Këto janë fajet për të cilat është kjo situatë skandaloze dhe e paimagjinueshme që mund të ndodhte në 2022.Pas ngjarjes me Agon Chanel sot është një moment tjetër shumë i rëndë në raportin e lirisë së medias në Shqipëri".

Vasili shtoi se "solidariteti ynë është absolut dhe informimi në të gjjtha instancat brenda dhe jashtë vendit nuk do të mungojë nga ana jonë".

Deputeti Vasili është besimplotë se "ditët e këtij regjimi janë shumë të shkurtra, orët e tij janë me numërim dhe e drejta do të shkojë në vend pa diskutim."

Lidhur me protestën e 12 nëntorit ai tha se "do të jetë një protestë e jashtëzakonshme, një manifestim dhe mundësi e madhe për një shumicë absolute qytetarësh ku secili prej tyre ka arsye pse të protestojë".