Konfiskohet RTV Ora, takimi me Faraudin Arapin, Shima: Shteti deri më sot nuk ka bërë asgjë vetëm ka shantazhuar

Pas më shumë se dy vitesh oficerët e Byrosë së Komisionit Hetimor, Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe administratorët shtetërorë mbërritën paraditen 3 4 nëntorit në ambientet e RTV Ora, por këtë radhë pa forcat RENEA që në tre gusht të vitit 2020 erdhen me maska dhe me armatimin e rëndë.

Erdhën për të kryer ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Administratori i shtetit Faraudin Arapi mbajti një takim me drejtues të televizionit dhe gazetarë ku sqaroi procedurat që do të ndërmerren menjëherë pas kësaj.

Sipas Arapit do të vijojnë procedurat e inventarizimit dhe deri në një vendim përfundimtar të Apelit dha garanci se nuk do të cënohet linja editoriale, por pasiguria dhe vështirësia mbetet e madhe.

Për vetë faktin se edhe kompanitë e reklamave janë trembur ndërsa nuk duhet harruar se për dy vjet është dashur shumë mund të sigurohen.  

Faraudin Arapi: Ju do të jeni të lirë dhe do të më keni mua si administrator i shoqërisë. Garancitë e mija do ti keni të plota për të vijuar kontratat dhe punën që keni. Kjo do të jetë shërbim i mirë që do ibëni atij që ka kontribuar në

Ky nuk është vendim përfundimtar. Është vendim i shkallës së parë. Nuk kemi marrë vendimin e arsyetuar. Kemi kohën e mjaftueshme të avokatëve për apelimin. Edhe atëherë kur gjykata të marrë vendim të formës së prerë puna nuk do të ndërpritet”

Brahim Shima: Gazetarët nuk kanë qenë të qetë në këto dy vite. Shantazhi ka vijuar deri më sot.  Por të mos gënjejmë veten. Situata e gazetarëve është e vështirë. Nuk punon vetëm për kontratë. Kontrata e punës është e fundit që mendojnë. Për dy vjet na është dashur shumë mund të marrim reklamat. Kompanitë janë të trembura, u bëhet presion të mos sjellin reklama.

Faraudin Arapi: Ju garantoj që askush të mos ndërhyjë tek liria e medias dhe garancia e kontratave me reklamat.

Brahim Shima: Shteti deri më sot për këtë media nuk ka bërë asgjë vetëm ka shantazhuar.

Konfiskimi i RTV Ora, Ilir Demalia: Mediat në Shqipëri duhej në unison të fiknin sinjalin në shenjë proteste

Në një intervistë për Ora News analisti Ilir Demalia nënvizoi se TV Ora ka qenë porta e hapur për të gjithë krahët politike dhe se po mbyllet një televizion që ka denoncuar afera korruptive të politikanëve.

Ilir Demalia: "Kjo bëhet se Ora News publikoi aferat e kryekorruptuarit që ka në kurriz një vrasje, ka incineratorët, shkatërrimin e Tiranës, bëri Tiranën beton të gjallë. Tirana me të gjithë parametrat është qytet I pabanuar. Nuk të kemi vunë për të arrangjuar dasm adhe synetlliqe i paskan pas mamatë e pasura. Ca pune kanë bërë mamatë e tyre po që kanë gjithë këtë pasur. Me para kriminale rrinë në pushtet, korruptojnë shoqërinë civile, kompromentojnë gjyqtarët.  Ky është problem deri ku do të shkohet kështu?!”