Lekët për arsimin po jepen për PPP-të, Xhixho: Buxheti për arsimin më i ulëti në rajon me 2,2% e PBB
Partia e Lirisë e ka konsideruar projektbuxhetin për arsimin si më të ulëtin në rajon, ndërsa ka akuzuar qeverinë se po përdor këto para për pagesat e koncesioneve të PPP-ve. Nënkryetarja e Partisë së Lirisë i bëri thirrje qeverisë që të reflektojë, pasi sipas saj këto janë arsyet që të rinjtë po emigrojnë.
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka akuzuar qeverinë së paratë e projektbuxhetit që duhet të shkojnë për arsimin po përdoren për pagesat e koncesioneve të PPP-vë.
Xhixho tha se buxheti për vitin 2023 që do të shkojë për arsimin është më i ulëti në rajon dhe se nuk përmbush nevojat për infrastrukturën dhe as për pagesat e pedagogëve.
Xhixho: Ky buxhet nuk përmbush kërkesat e pedagogëve që kanë javë që protestojnë për një arsim cilësor dhe trajtim dinjitoz finaciar. Ky nuk është buxheti për njerëzit, ky është buxheti për klientët e qeverisë. Ky nuk është buxheti që do ndihmojë njerëzit të përballojnë krizën e çmimeve, por buxheti i pagesave të PPP dhe inceneratorit të Tiranës.
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë i bëri thirrje qeverisë që të reflektojë si dhe u shpreh se këto janë arsyet që të rinjtë emigrojnë.
Xhixho: Ky nuk është buxhet për t’i dhënë shpresë rinisë, intelektualëve të qëndrojnë në vend, por i lë sërish vetëm dhe me sytë nga emigracioni.Ndaj thirrja ime sot është që kjo qeveri të reflektojë sa më parë.
Sipas Xhixhos, Partia e Lirisë do të propozojnë në Kuvend amendamente konkrete për ta kthyer këtë buxhet nga buxheti i klientëve, në buxhetin e qytetarëve shqiptarë.
