Jorida Tabaku dëshmon në SPAK për incineratorin e Fierit dhe Tiranës
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dëshmuar në SPAK në lidhje me aferën e incineratorëve. Bëhët fjalë për abuzimet me dy incineratorët e Fierit dhe të Tiranës ku Tabaku ka dhënë shpjegime si person që ka dijeni për rrethanat.
Pas Monika Kryemadhit dhe Gazmend Bardhit deputetja demokrate Jorida Tabaku, është e treta që merret ne pyetje nga SPAK si person që ka bërë kallëzimin e incineratorëve.
Ajo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë Speciale pas tre orësh ndërkohë që pas daljes ka sqaruar për mediat se është thirrur në cilësinë e personit kallëzues dhe si kryetare e Komisionit Hetimor që ajo drejtoi në Kuvend për aferën e inceneratorëve.
Jorida Tabaku: “Unë sot isha në cilësinë e kallëzueses. Nuk i mora unë ato (prokurorët) në pyetje, por ata donin informacion nga unë. Unë besoj se shumë shpejt do të kemi lajme, hetimet kanë ecur në organin e akuzës”
Më tej, deputetja e PD tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me SPAK për hetimin e aferës së inceneratorëve,
Jorida Tabaku: “Unë sot isha për inceneratorin e Fierit dhe incineratorin e Tiranës. Informova për gjetjet e Komisionit Hetimor dhe faktet që ne kemi paraqitur, me dëshmitë, materialet që kemi mbledhur gjatë punës pranë komisionit, si dhe komunikimet e mia me institucionet.
Ndërkohë që hetimet për abuzimet me inceneratorët janë drejt përfundimit Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë në 9 nëntor ankimimi e pak për Alqi Bllakon, i cili u lirua ne masë arrest shtepie nga gjykata e shkallës së pare.