Bilisht/ Mësuesi denoncohet për dhunë, nxënësit: Na qëlloi në kokë dhe fytyrë
Prindër dhe nxënës të shkollës “Dritëro Agolli” në Bilisht kanë denoncuar ëmsuesin e anglishtes për dhunë. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, ndërsa pezullimi i mësuesit ka ardhur vetëm pas interesimti të medias të premten.
Mësuesi i Gjuhës Angleze në Shkollën “Dritëro Agolli” në Bilisht është denoncuar nga prindër e nxënës për dhunë.
Alban Fetolli mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve, ndërsa ata treguan detajet nga ky episode.
''Një nxënëse që është shoqja ime e goditi në kokë, edhe një shok timin e goditi në kokë. Kurse mua më goditi me pëllëmbë në faqe. Nxënësit hodhën dyshime se mësuesi i tyre mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin që ka ushtruar dhunë ndaj tyre një javë më parë.'' - thote nxenesi
Drejtuesit e shkollës refuzuan që të flasim për media.
Në komunikim telefonik drejtuesja e zyrës arsimore, Vinjola Rota, tha se ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës , po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.