"Ik nga sytë këmbët" Të gjithë në Greqi për punë sezonale
Dhjetëra shqiptarë po udhëtojnë çdo ditë drejt Greqisë me arsyen e vetme për të gjetur një punë dhe të sigurojnë të ardhurat e familjes.
Ato deklarojnë se në Shqipëri është e pamundur që të gjesh një vend pune, por edhe pagesat sipas tyre mes dy vendeve janë të ndryshme çka i shtyjnë që ata të punojnë në shtetin fqinj.
Angel Niki, 29 vjeç po udhëton drejt Greqisë për punë. Ai thotë se në Shqipëri është e pamundur që të gjesh një punë, ndaj i është drejtuar shtetit fqinj.
"Nuk ka asnjë lloj mundësie. Dhe nëse punon paga është 30 mijë lekë. Ata nuk dalin. Këtu është, nëse ke lekë rri, nëse s'ke lekë ik nga sytë këmbët. Politika është skandal. u them të gjithëve të shkojnë në djall"
Mungesa tregut të punës, dhe pagesat e ulta detyrojnë dhjetëra shqiptarë që të udhëtojnë çdoditë drejt Greqisë .
Krahas të rinjve ka edhe mosha më të mëdha që largohen.
Kryesisht punojnë në bujqësi ose në në ndërtim, pasi edhe pagesa ditore është shumë herë më e mirë se sa në Shqipëri.
Vitet e fundit fermerët në Shqipëri ankohen shpesh për mungesë të krahut të punës dhe një nga arsyet se përse nuk gjejnë është pagesa e ulët, por edhe ata nuk mund të paguajnë dot më shumë në një kohë kur në vendin tonë mungon tregu i shitjes dhe në shumë raste abuzohet me çmimet.