Konfiskimi i RTV Ora, Ilir Demalia: Mediat në Shqipëri duhej në unison të fiknin sinjalin në shenjë proteste
Analisti Ilir Demalia tepër i indinjuar nga vendimi i gjykatës për konfiskimin e RTV Ora thotë se nuk kemi të bëjmë me shtet të së drejtë por me një qeveri që shkatërroi median e lirë.
Vendimi gjyqësor të konfiskimit mbi bazën e dyshimeve e quan një shkelje të rëndë të të drejtave që nuk ka ndodhur as në kohën e diktaturës.
Ilir Demalia: “A mund të quhet shtet ky që kemi ne sot? Kjo është një bandë që me forcën e banditit të Ramës e Veliajt vendosin të bëjnë atë që duan të bëjnë. Nuk kemi të bëjmë fare me shtet të së drejtës. Ka arritur kulmi. Dhe vendimi gjyqësor dje që e lexova shkruan mbi bazën e dyshime. Nuk ka vend në botë edhe diktatura falsifikonte të pandehurin, e torturonte e shkruante mbi bazën e provave. Këta thonë ‘mbi bazën e dyshimeve”.
Këto hajdutë e cuba që bashkëpunojnë me krimin. Më trego një rast, ku ka vend në botë që dikujt ti sekuestrohet pasuria e aq më tepër një media mbi bazën e dyshimeve. Këtu nuk është çështja e Ylli Ndroqit por e një shoqërie. Ku është komisioni I medias që nuk ka ardhur një herë. Përse është ky komision medias. Përse I kemi këta deputetë kur nuk mbrojnë të drejtat e gazetarëve, e medias, vetëm për të lëpirë me llapë Edi Ramën?!”
Tepër i indinjuar është dhe ndaj heshtjes dhe mos solidarizimit mes gazetarëve vetë.
Ilir Demalia: “Sot duhej të tundej media, vendi. Shoqëria civile duhej të ishte aty barrikadë. Mbrëmë duhej të ishte temë në çdo television TV Ora. Jo Ylli Ndroqi se ai mbron veten. Ku është Unioni I Gazetarëve?
Fakti që nuk prononcohet media është një lloj presioni që I bëhet nëse ata flasin. Duhet të mbroni veten tuaj. Sot e gjithë media duhej të fikte sinjalin në shenjë proteste. Po këto kanë korruptuar median dhe prandaj mbajnë gojën e mbyllur. Prezenca e shtetit aty (në ambientet e televizionit) është shkatërrimtare. Psikologjikisht ju nuk dini çfarëdo të ndodhë nesër.
TV Ora ka qenë porta e hapur për të gjithë krahët politike. Kjo bëhet se Ora News publikoi aferat e kryekorruptuarit që ka në kurriz një vrasje, ka incineratorët, shkatërrimin e Tiranës, bëri Tiranën beton të gjallë. Tirana me të gjithë parametrat është qytet I pabanuar. Nuk të kemi vunë për të arrangjuar dasm adhe synetlliqe i paskan pas mamatë e pasura. Ca pune kanë bërë mamatë e tyre po që kanë gjithë këtë pasur. Me para kriminale rrinë në pushtet, korruptojnë shoqërinë civile, kompromentojnë gjyqtarët. Ky është problem deri ku do të shkohet kështu?!”
Demalia gjithashtu u kërkon gazetarëve që të pyesin ambasadorët ”A mundet një njeriu tu sekuestrojnë pasuritë mbi bazën e dyshimeve në vendin e tyre. Nëse thonë po atëherë i paska marrë mendjerja shalët në të gjithë botën”