Aksident në Devoll, makina përplas 13-vjeçarin në rrugë

Një i mitur mbeti i aksidentuar pasditen e soptme në Devoll.

Rreth orës 15:05, në fshatin Qytezështetasi T. D., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar një 13-vjeçar, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi T. D., është shoqëruar për veprime të  mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.