Ekzekutimi i Ardit Spahiut në Belgjikë, arrestohet autori në Dubai, pritet ekstradimi
Autoritet belge kanë zbardhur vrasjen e shqiptarit Ardit Spahiu, ku autori është arrestuar në Dubai dhe Belgjika tani kërkon ekstradimin e tij.
Ardit Spahiu, 38 vjeç, u qëllua në Condorlaan në Molenbeek më 27 nëntor 2020 kur doli jashtë një kafeneje. Autorët, ishin tre, u larguan, por njëri prej tyre u kthye dhe qëlloi shtatë plumba të tjerë në drejtim të Spahiut.
Çështja u lidh shpejt me një grindje shqiptare mes dy klaneve të drogës, të luftuar nga evropianët. Vjedhja e shumë kilogramëve kokainë do të ishte baza e kësaj masakre. Komisionerët e vrasjes në fakt kërkonin që të vritej e gjithë familja e Spahiut, u mësua gjatë hetimeve.
Kështu tashmë autori i dyshuar është arrestuar në Dubai dhe Belgjika kërkon ekstradimin e tij.
Viktima Spahiu ndodhej ilegalisht në Belgjikë. Ai i përkiste një familjeje nga Elbasani.
Vetë Spahiu ishte i dyshuar në vitin 2010 për vrasjen e një 52-vjeçari nga një klan konkurrent. Edhe kunati i Spahiut mësohet se ka kryer dy vrasje dhe tani ndodhet në burg.
Nëse ekstradimi kryhet atëherë do të jetë rasti i parë pas firmosjes së marrëveshjes mes dy shteteve për çështjen e ekstradimeve shkruajnë mediat belge.