PD dyerve të gjykatave/ Berisha: Vazhdon biznesi me Edi Ramën, në proces ndërhyri dhe Kim
Seanca në Gjykatën e Apelit ku do të shqyrtohej ankimimi i Partisë Demokratike kundër vendimit të marrë nga gjykata me 18 mars 2022, ku regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të PD të 17 korrikut 2021, është shtyrë për në datën 10 nëntor, ora 09:30.
Sali Berisha i ftuar në "Drejt" në Rtv Ora thotë se ky proces mbahet peng nga Edi Rama.
Berisha: Nuk ka qenë për statutin dhe vulën por ka qenë një proces që e drejton direkt Edi Rama. Një përpjekje e Edi Ramës për të bashkuar Kuvendin e 18 dhjetorit në të cilin 1300 bënin 5200, t'ja bashkojë një gjykimi që është bërë për korrikun që ka firmën e një njeriu që nuk është më. Por është Edi Rama, vazhdon biznesi me Edi Ramën. Edi Rama vazhdon egërsisht armiqësinë e tij ndaj pluralizmit dhe PD. Ai është një armik i betuar i PD dhe PD nuk i përgjigjet atij. Ato janë gurë që përdor ai.
Kreu i PD akuzon gjithashtu edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim për ndërhyrje në këtë proces, por paralajmëron se kush mendon se do të marrë flamurin dhe logon e PD do përballet me pasoja.
Berisha: Nuk qëndrojmë dyerve të gjykatave por do qëndrojmë shumë shpejt dyerve të atij që kërkon të marrë flamurin e PD. Nuk merret flamuri i PD. Ata që mendojnë se do merret flamuri i saj do të përballen me pasoja. Ne kemi punë me Edi Ramën. Ndërhyrje në këtë drejtim ka bërë dhe zonja Yuri Kim në një akt antidemokratik, shkelje flagrante të Kushtetutës dhe sovranitetit të Shqipërisë.
Shkelje flagrante të Konventës së Vjenës. Ja kam thënë të gjjtha fjalët kur ka bërë ndërhyrje dhe ndërhyrjen e ka bërë për llogari të Edi Ramës. Ishte një skemë që të goditej opozita në Shqipëri e Soros, armik i egër i shqiptarëve dhe më gjerë.Tentakulat e Soros, këtij lobisti kryemafioz janë toksike për demokracinë dhe lirinë. Është një betejë.
