Mbyllja e RTV Ora, Demalia: E vendosi Erion Veliaj dhe jo gjykata, luftë para zgjedhjeve

Analisti Ilir Demalia e ka cilësuar si një vendim skandaloz konfiskimin e RTV Ora, duke thënë se Edi Rama ka kapur çdo pushtet në vend.

Sipas tij, mbyllet një medie që ishte e vetmja që ishte kritike me pushtetin dhe se nuk ka më mediet të lira, por vetëm ato që paguhen nga incineratorët e lejet e ndërtimeve.

Demalia: Edi Rama bën pallë sepse i ka kapur të gjithë. Tani e ndjen veten të fuqishëm. Kjo është një gjendje e rëndë, sepse po mbyllet një medie që ishte e vetmja që ishte kritike me pushtetin. Nuk ka më medie të lirë, ka medie që merr para dhe bën pallate. Edhe opozita ka frikë të përmendë emrat e oligarkëve. Gjendja është e rëndë dhe e pashpresë. Kjo është një luftë para zgjedhjeve.

Edi Rama do t’i japë një goditje të fortë opozitës që e ka shkatërruar tashmë. Ajo është një opozita pa nivel dhe që nuk ka njerëz më, as opozitë nuk mund t’i thuash. Erion Veliaj është ai që vendos, gjykata është kot aty. Ajo gjyqtarja duhet të ketë turp dhe duhet të dorëzojë togën e Gjykatës. Është Veliaj dhe Edi Rama që vendosin. Nuk ka vend në botë që jo kryebashkiaku, po presidenti i Amerikës nuk del dhe thotë se ky është fajto, sepse drejtësia është e ndarë.