“RTV Ora ka ndjekur frymën qytetare”, Sazan Guri: Presion nga ‘i gjati’, nuk e besoja dot lajmin për mbylljen e TV
Sazan Guri mendonte se gjykata do të mbante një qëndrim pro mediave dhe e drejta do ti përkiste televizionit RTV Ora, por kjo nuk ndodhi.
Gjykata vendosi që RTV Ora të mbyllet.
Gjatë një interviste në Ora News Guri u shpreh se RTV Ora është një nder televizinet më të atashuara ndaj çështjeve komunitare por fakti që ai nuk ka ndjekur presionin e të gjatit (Ramës) ka çuar në këtë rezultat.
Sazan Guri: Në fakt nuk e kam besuar dot. Unë di që nëse është dikush i atashuar ose i gjendur në çështjet komunitare i vetmi televizion që vjen është Ora News dhe një televizion tjetër. Para një muaji që i kam parë dokumentat besoja që gjykata do të mbajë një qëndrim të paktën pro mediave. Janë dy televizione që kanë ndjekur frymën qytetare. Ky nuk është një mjet që i përket Ylli Ndroqit, u përket qytetarëve dhe unë e kam ndjerë këtë gjë. televizionit, punonjësve. Mund të jetë dhe kjo tjetra që çfarë i është bërë presion nga ky i gjati zotit Ylli që bëhu me ne, hajde me ne, sulmo këtë, bjeri këtij, kjo nuk ma ha mendja të ketë gënjyer zoti Ylli Ndroqi. Besoj atë që ky ka kërkuar gjëra që ky ti bënte ose mos ti bënte.
