Alba Kepi: Politika autokrate mbyll RTV Ora, goditet liria e shprehjes dhe e vërteta

Gazetarja e RTV Ora në Itali, Alba Kepi e ka komentuar vendimin e sotëm të gjykatës për konfiskimin e RTV Ora.

Ajo shkruan se ajo që po ndodh sot me RTV Ora në Shqipëri tregon se kush ka frikë nga e vërteta dhe se si përdoret ligji në shërbim të politikës.

Kepi: Mediat e gazetaret kane te drejtën-detyrim te informojnë publikun. Fshehja e se vërtetës, gënjeshtrat, informacioni fals, mashtron shoqërinë, krijon bazën e këtij pushteti e te dizinformuarit shndërrohen ne tullat e këtij sistemi skllavërie moderne! Demokracia false e informacioni shërbyes i këtij sistemi është me i rrezikshëm se sa një diktature!

Ç’po ndodh me mediat shqiptare ne përgjithësi, e me RTV ORA sot, tregon se kush ka frike nga e vërteta, godet me një furi te frikshme kundër pilastrit me bazik te mendimit e shprehjes se lire dhe fuqisë se katërt te një regjimi demokratik; Media e Komunikimi! Demokracia false përdor ligjin e rendin, ne shërbim te politikes autokratike!