Vettingu do më shumë lekë, opozita “kundër”
Edhe pse janë institucionet me stafin më të mirëpaguar në vend, institucionet përgjegjëse për realizimin e vetingut në sistemin e drejtësisë shqiptare sërish kërkojnë më shumë para nga qeveria, sipas tyre për të përballuar pagat dhe sigurimet e punonjësve. Në Komisionin e Ligjeve, opozita nuk i kurseu kritikat për këto kërkesa, duke u kujtuar drejtuesve të këtyre institucioneve se vendi po vuan nga varfëria.
Institucionet e pavarura të drejtësisë shprehën pakënaqësitë e tyre për buxhetin e parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm.
Kjo pasi sipas drejtuesve të këtyre institucioneve po hasin probleme me pagat dhe sigurimet e punonjësve të tyre.
Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2023, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkuan një fond shtesë prej 45 milionë lekësh për të përballuar pagat punonjësve dhe për të mbuluar sigurimet shoqërore.
"Kërkojmë një fond që shkon në 45 mln lekë për përballimin e shtesës së pagës bruto."
Kërkesat në fjalë opozita i kundërshtoi me argumentin se KPK nuk ka aq shumë fluks pune sa një vit më parë.
Çupi: Kam besuar se do vini me një buxhet të ulur për shkak se volumi i punës te ju duhet të ketë rënë. A do ishte korrekte dhe serioze edhe sa i takon buxhetit të shtetiot që të reduyktonit numrin e kësaj strukture për shkak se keni pak volum pune tashmë.
Të njëjtën kërkesë gjatë prezantimit të projekt-buxhetit pati edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, të cilët kërkuan një vlerë shtesë prej 208.5 milionë lekësh nga 197 që janë parashikuar.
"Kërkesat tona opër fonde në zërin shpënzime personelin janë në vlerën pr5ej 208.5 milion lekë."
Sipas opozitës këto kërkesa për buxhet shtesë lënë për të dëshiruar, pasi janë institucionet ku financohet më së shumti dhe i konsideruan kërkesat për fonde shtesë si ‘shpenzime luksi’.
Bylykbashi: Pse është e nevojshme të vazhdojë ky fond në kushtet e vështirësisë ekonomike që kemi. Kostot për çdo gjë po rriten dhe buxhetet janë ato.Vend për luks nuk kemi, një shpenzim i tillë është luks.
Ndërkohë Institucioni i Komisionerëve Publikë nuk kishin kërkesa pasi janë të kënaqur me fondin prej 90.2 milionë lekësh që Ministria e Financave kanë miratuar.
