Vendimi kontradiktor i gjykatës për RTV Ora - "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako

Vendimi kontradiktor i gjykatës për RTV Ora ishte tema e kësaj të enjteje në  "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.

Cako: Këtu nuk bëhet fjalë për RTV Ora, por jetën ekonomike dhe fizike të çdo qytetari që mund të ndihet i kërcënuar nga urrejtje që kanë figura të ndryshme publike dhe të indimidohesh nga ndikimi që kanë këta mbi gjykatat.

Rezultati është në kontradiktë me atë që kanë bërë ekspertët mbi pasuritë e Ylli Ndroqit. Ky është një rast i paprecedentë, ku ekonomistët kanë kolauduar se është një aktivitet ekonomik i mbështetur mbi hyrje dalje mbi një logjikë ekonomike me fitim.

Dihet që nisja për të goditur RTV Ora, ka filluar pas disa dalje të kreu të bashkisë së Tiranës. sigurisht që është një rast i paprecedentë ku një kryetar bashkie sulmon një televizion.

Kemi parë që Trump u është drejtuar disa televizioneve që i quante si deep state, ai u thoshte fake news dhe që televizionet e tyre nuk tregonin të vërtetën, por ama kurrë nuk është dëgjuar që t’i jepte një verdikt si gjyqtar.

Nëse kryetari i bashkisë, Veliaj, mund të ketë pasur pakënaqësi ndaj lajmeve të RTV Ora, dihet se televizionet janë të blerë nga mazhoranca dhe kërkojnë që t’i mbyllin gojën medies së lirë. Në të gjithë botën nëse ka pakënaqësi, kryetari i bashkisë mund të kishte nxjerrë një zëdhënës që lajmi është i pasaktë, ose t’i drejtohet gjykatës.

Nëse media nuk bashkohet si një trup i vetëm, do të vijnë edhe për ato. Ky është rasti i dytë ku goditet pushteti i katërt. Është e çuditshme se si SPAK procedurat i fillon pa zhurmë dhe bujë, ndaj RTV Ora nuk e bëri kështu.