Gjykata mbyll RTV Ora, Baçi: Hakmarrje e pastër politike, çështjen e gjykon Rama e Veliaj
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e RTV Ora.
Avokatët në deklaratën e tyre thanë se është politik pa prova në shkelje të ekspertizës i paracaktuar nga qëndrimi redaksional.
Deputeti i PD Luan Baçi në një intervistë për Ora News tha se gjykimi është hakmarrje e pastër politike.
Sipas tij këtë çështje e gjykon Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Luan Baçi: Jo vetëm unë por i gjithë opinion qytetar është duke folur për rastin konkret. Gjykata nuk kanë qenë ata gjyqtarë që kanë marrë përsipër të gjykojnë këtë çështje por këtë çështje e gjykon Erion Veliaj dhe Edi Rama. Duke e parë në këtë këndvështrim si dhe çdo llojë gjykimi tjetër, absolutisht këtu është gjykim i qeverisë dhe kjo është odise e gjatë si dhe për çdo llojë gjykimi tjetër që ka të bëjë me qeverinë ky është qëndrim i qeverisë. Është një nga mediat e pavaraura, plotësisht të drejtë për informacionin që jep të detajuar dhe të paanshëm. Është hakmarrje e pastër politike për mendimin tim.
Çfarë do të thotë kjo për mbylljen e fjalës së lirë?
Luan Baçi: Do të thotë shumë për mbyllje të fjalës së lirë. Do të thotë shumë kur merret një vendim i tillë dhe kur sulmohet një media vërtet e fuqishme me zë. Çfarë mund të themi pastaj për proceset e tjera gjyqësore për qytetarët e lirë apo dhe për media të tjera që janë më pak të dukshme te opinion. Unë do ta lidhja me gjithë problematikat që ka opozita e sotme me qeverinë në tërësi dhe me Edi Ramën. Problematikat që ka media e lirë, shtypi i lirë, gazetarët e terrenit dhe port ë vëmë re kemi një ofensivë të Ramës. Bën akrobaci politike të cilat mendon se i bën mirë por që janë të dala boje.
