Kapet sërish drogë në portin e Durrësit, qeni zbulon 33.5 kg kokainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2022, 18:35
Kapet sërish kokainë në portin e Durrësit.
Kokaina është kapur nga kontrolli në port, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për 33.5 kilogram.
Droga e fortë është kapur në një kontejner që ka ardhur nga Amerika e Jugut pra 3 ditësh.
Sipas informacioneve të para, droga është pikasur nga qeni anti drogë.
Ndërkohë po kontrollohet i gjithë kontejneri për të parë nëse ka sasi të tjera droge në të.
Kjo është hera e disatë që në Portin e Durrësit kapen sasi të konsiderueshme kokaine.

