Gjanica, vaj dhe naftë/ Lumi në Fier ndotet sërish, banorët akuza fabrikave
Këtë pamje ka prej të paktën një jave lumi i Gjanicës në Fier.
I ndotur nga mbetjet që hedhin fabrikat e vajit dhe ato të naftës.
Banorët në fshatrat që përshkon lumi thonë se aroma është e rëndë dhe mbytëse nga mëngjesi në mbrëmje.
"Sidomos në mëngjes dhe në darkë vonë këtu nuk e nxjerr dot kokën përjashtë."
"Këtu nuk rri dot."
Dikur në këtë lumë peshkohej, sot për shkak të ndotjes në të nuk gjen dot një gjallesë.
"Ka pasur peshk tani nuk gjen dot as zhaba."
Instucioneve u janë drejtuar disa herë por fenomeni nuk ka ndalur.
"Fituam dhe gjyqin dhe e njëjta gjë."
"30 vjet kështu ka qenë."
Nga fshati në fshat Gjanica shkon i ndotur edhe në Fier.
Ambientalistët atje ngrejnë dyshime se në lumë po shkarkohen në masë mbetje nafte.
"Me pretekstin e derdhjes së mbetjeve të fabrikave të vajit, shkarkohen edhe mbetje nafte. Gjendje shumë e rëndë."
Këtë fenomen banorët e Fierit e kanë denoncuar në vazhdimësi, por autoritetet deri më tani kanë dështuar të vendosin para përgjegjësisë autorët e ndotjes.
