Pamjet e aksidentit në Transballkanike, furgoni i bardhë merr përpara tre makina në parkim
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2022, 18:43
Ora News siguron pamjet e aksidentit të regjistruar në rrugën Transballkanike të Vlorës mëngjesin e sotëm, 3 nëntor.
Siç mund ta shihni në video, furgoni i bardhë vjen me shpejtësi dhe përplas një makinë në parkim, më pas një të dytë para saj.
Kjo e fundit sposton një mjet të tretë po në parkim.
Në aksident janë përfshirë katër automjete por nuk pati të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
